Ruhani: Negociatat me Amerikën rreth çështjeve të tjera janë qesharake
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61966-ruhani_negociatat_me_amerikën_rreth_çështjeve_të_tjera_janë_qesharake
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se disa thonë që “marrëveshja të cilën e kimi nënshkruar bashkë aktualisht të mos i jetë fortë dhe qëndrueshme, ndërsa ejani dhe të bisedojmë në lidhje me çështje tjera”, kjo është një deklaratë qesharake në histori.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 29, 2017 11:20 Europe/Tirane
  • Ruhani: Negociatat me Amerikën rreth çështjeve të tjera janë qesharake

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se disa thonë që “marrëveshja të cilën e kimi nënshkruar bashkë aktualisht të mos i jetë fortë dhe qëndrueshme, ndërsa ejani dhe të bisedojmë në lidhje me çështje tjera”, kjo është një deklaratë qesharake në histori.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare për marrjen e votëbesimit për ministrat e propozuar të shkencës dhe të energjisë, duke vë në dukje disa sabotime të Amerikës, deklaroi: “Një prej rrugëve të bashkëpunimit mes popujve gjatë historisë ishte lidhja e marrëveshjeve dhe paktit mes vete. Parimi për respektimin e zotimit në kuadër të marrëveshjes nuk është vetëm parim kombëtar dhe fetar, por ky është një parim të cilin të gjithë njerëzit e mençur dhe me maturi, e konsiderojnë si një parim të rëndësishëm dhe të respektueshëm. Standardi për civilizimin e një shteti, është respektimi i zotimit të vetë. Nëse ai shtet nuk i qëndron besnik zotimit të vetë, në realitet ka shitur lirë kredibilitetin e tij në opinionin publik. Një ngjarje qesharake ndodhi gjatë javëve të fundit ku disa thonë që “marrëveshja të cilën e kimi nënshkruar bashkë aktualisht të mos i jetë fortë dhe qëndrueshme, ndërsa ejani dhe të bisedojmë në lidhje me çështje tjera”, kjo është një deklaratë qesharake në histori”. Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim theksoi: “Amerika me këtë metodë të cilën po e ndjek, perspektivën e negociatave dhe zotimeve të veta ndaj vendeve të tjera, duhet ta lë anash një herë e përgjithmonë. Irani në negociata ka zbatuar zotimet e veta, mirëpo ata po thonë pse Irani është i fuqishëm në aspektin ushtarak dhe të mbrojtjes dhe pse vendet e rajonit po tregojnë respekt ndaj Iranit? Ky problem i kujt është? Ky është problemi i juaj, amerikanë! Ju keni hyrë rajon dhe keni prishur sigurinë e Irakut dhe të Afganistanit dhe me sjelljen e terrorizmit në rajon, keni prishur edhe sigurinë e Sirisë! Ne për ta mbrojtur tërësinë territoriale dhe sovranitetin kombëtar, për çfarëdo arme që të kemi nevojë, nuk do të kemi aspak dyshime në prodhimin e saj, në deponimin e saj dhe në kohën e duhur për ta mbrojtur vetën, nuk do të kemi dilema edhe në përdorimin e saj”. Ju duhet ta dini se ne raketa kemi prodhuar, po prodhojmë dhe do të prodhojmë dhe ky veprim nuk është në kundërshtim me asnjë prej traktateve, konventave dhe ligjeve ndërkombëtare, gjithashtu nuk është në kundërshtim as me rezolutën 2231 të KS të OKB. Ne, rrugën e vetëmbrojtjes, e interesave kombëtare dhe për garantimin e sigurisë tonë kombëtare, do ta vazhdojmë me të gjithë forcën. Ju dijeni se çfarëdo lloj zotimi që shkelni, do të jetë në dëmin tuaj dhe Republika Islamike e Iranit do të përgjigjet në mënyrë të prerë ndaj veprimeve tuaja”.