Ministri katariot falënderon Iranin për hapjen e hapësirës ajrore
Ministri i Transportit dhe i Komunikacionit të Katarit Xhasim Saif bin Ahmed al-Sulaiti tha të hënën se Katari është plotësisht i kënaqur me lejen e Iranit dhënë kompanisë Qatar Airways për të përdorur hapësirën ajrore të Iranit për fluturimet e saj ndërkombëtare pas konfliktit me Riadin.
Ai i tha agjencisë së lajmeve IRNA se Katari është plotësisht i kënaqur me qasjen e Iranit në orientimin e avionëve të Katarit, për shkak se industria e aviacionit të Iranit ka respektuar plotësisht standardet ndërkombëtare dhe sigurinë e fluturimit. “Të gjitha fluturimet e Katarit në hapësirën ajrore të Iranit janë kryer në mënyrë profesionale dhe të gjithë elementët mbikëqyrës kanë kënaqësi të plotë në këtë sektor- tha al-Sulaiti. Ministri katariot nënvizoi domosdoshmërinë për të zhvilluar bashkëpunimin e transportit ajror dhe detar në rajon dhe tha se Irani dhe Katari kanë diskutuar bazat për të krijuar korridorin e transportit midis Katarit, Turkmenistanit dhe Azerbajxhanit nëpërmjet aeroportit ndërkombëtar Imam Khomeini. Ministri i Transportit dhe i Komunikacionit të Katarit tha se në bisedimet e sotme me homologun e tij iranian në Teheran të dyja palët kërkuan rritje në investime dhe bashkëpunim të ndërsjellë midis kompanive iraniane dhe të Katarit për të përdorur kapacitetet ekzistuese midis Teheranit dhe Dohës.