Prezantohet sistemi i ri i radarit i prodhuar në Iran
Ministri iranian i Mbrojtjes gjeneral brigade Amir Hatami prezantoi të hënën një sistem të ri radari të quajtur Ofok (Horizont).
Sistemi i ri i radarëve i zhvilluar nga industria elektronike e lidhur me Ministrinë e Mbrojtjes së RII u prezantua gjatë një ceremonie në të cilën mori pjesë gjeneral brigade Hatami. "Radari, do të përdoret për mbikëqyrjen e bregdetit", tha ministri i mbrojtjes i Iranit. Gjeneral Hatami tha se sistemi i radarëve Ofok mund të monitorojë një hapësirë detare prej 200 kilometrash dhe gjithashtu të zbulojë objektivat ajrore. "Sistemi ka aftësi të mrekullueshme teknologjike të luftës elektronike dhe mund të monitorojë dhe të gjurmojë deri në 100 objektiva të lëvizshëm në të njëjtën kohë", shtoi shefi i Ministrisë së mbrojtjes së RII. Ai vlerësoi të gjithë ekspertët dhe drejtuesit për arritje të tilla të rëndësishme.