Irani do marrë vendime mbi qëndrimet e SHBA kundër marrëveshjes bërthamore
Ministri i Jashtëm i Iranit z. Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se qeveria amerikane nuk mund të fshihet mbrapa mburojës së vendimeve të Kongresit.
Zarif shtoi se SHBA nëpërmjet nxitjes së tensioneve synon të pengojë përfitimin e Iranit nga marrëveshja bërthamore. 'Një praktikë e tillë nuk është vetëm në kundërshtim me parimin e vullnetit të mirë, por edhe në kundërshtim me nenet 26, 28 dhe 29 të marrëveshjes bërthamore', tha shefi i diplomacisë iraniane. Ai vazhdoi duke thënë se politika amerikane vuan nga mungesa e vullnetit të mirë. Kjo vlen veçanërisht për politikat e administratës së re amerikane, shtoi ministri Zarif. "Synimi i keq ka qenë në agjendë që kur administrata e Trump mori detyrën", tha ai. Sipas ligjit, Ministria e Jashtme iraniane ka për detyrë të paraqesë raportin çdo tre muaj dhe në raportet e saj ka theksuar se pala amerikane nuk ka zbatuar angazhimet e saj kundrejt marrëveshjes bërthamore, shtoi Zarif. Ministri i Jashtëm i Iranit paralajmëroi se Irani do marrë vendime adekuate mbi qëndrimet e SHBA kundër marrëveshjes bërthamore.