Khoshro: Arabia Saudite, fëmijë-vrasësi më i madh i historisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62045-khoshro_arabia_saudite_fëmijë_vrasësi_më_i_madh_i_historisë
Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, Arabinë Saudite e ka cilësuar fëmijë-vrasësin më të madh të historisë së njerëzimit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 01, 2017 08:13 Europe/Tirane
  • Khoshro: Arabia Saudite, fëmijë-vrasësi më i madh i historisë

Ambasadori dhe përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB, Arabinë Saudite e ka cilësuar fëmijë-vrasësin më të madh të historisë së njerëzimit.

Në një fjalim të mbajtur në takimin e KS të OKB, Golam’ali Khoshro, u bazua në raportin e fundit të sekretarit të përgjithshëm të OKB lidhur me numrin e fëmijëve të vrarë në botë gjatë konflikteve të armatosura dhe tha se koalicioni arab që ka sulmuar Jemenin, mund të quhet ndryshe si fëmijë-vrasësi në zhvillim. Khoshro tha se edhe vitin e kaluar koalicioni agresor i Arabisë Saudite u fut në listën e zezë të Kombeve të Bashkuara por u hoq pas presioneve të Riadit dhe shtoi: Sjellja selektive ndaj shkelësve të të drejtave të fëmijëve, është tradhti ndaj fëmijëve dhe dëmi më i madh që i shkaktohet kësaj shtrese të njerëzimit. Ndër të tjera përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në OKB, gjatë fjalimit të tij përmendi edhe krimet e kryera nga grupi terrorist takfirist ISIS ndaj fëmijëve në Irak dhe në Siri, si dhe krimet e kryera nga regjimi sionist ndaj fëmijëve në Palestinë dhe theksoi se në burgjet e regjimit sionist mbahen të burgosur mbi 444 fëmijë.