Zarif: Thelbi i politikës amerikane bazohet në mosbesim
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke folur mbi mungesën e sinqeritetit dhe vullnetit të mirë në politikën e Amerikës dhe sidomos të qeverisë së re amerikane, ka thënë: Që në fillim të punës së Donald Trump, mungesa e sinqeritet ishte mjeti më i përdorur në politikën e jashtme të Amerikës.
Në një fjalim të mbajtur përpara parlamentit islamik të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif tha: në bazë të juridiksionit dhe të drejtave ndërkombëtare, vende si Amerika që nuk kanë vullnet të mirë në marrëveshjet ndërkombëtare, kthehen në vende që mbarti njollën e zezë të mosbesimit. Sa i përket ndikimit të vendimit të Kongresit amerikan në marrëveshjen bërthamore, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha: Normat dhe dispozitat e brendshme të Amerikës i përkasin këtij vendi mirëpo nga aspekti i Bashkësisë Ndërkombëtare qeveria amerikane është përgjegjëse për zbatimin e traktateve, marrëveshjeve dhe normave ndërkombëtare dhe për këtë kjo ka rëndësi. Shefi i diplomacisë iraniane vuri në dukje se qeveria amerikane nuk mund të fshihet prapa vendimeve të Kongresit dhe shtoi se Republika Islamike e Iranit, në fund të fundit do të reagojë sipas vendimeve dhe veprimeve që do të ndërmarrë Amerika.