Hapet ekspozita e artistëve iranianë në Tiranë
(last modified Thu, 02 Nov 2017 17:47:47 GMT )
Nëntor 02, 2017 18:47 Europe/Tirane
  • Hapet ekspozita e artistëve iranianë në Tiranë

Sot u hap në Tiranë ekspozita e piktorëve dhe artistëve iranianë, të cilët u ndoqën nga asistenti kulturor dhe artistik i Bashkisë së Tiranës, artistët dhe artdashësit shqiptarë, ambasadori i Iranit dhe këshilltarë kulturorë të Iranit në Shqipëri.

Agjencia e lajmeve IRNA bëri të ditur se Ekspozita e piktorëve dhe artistëve iranianë, e përbërë nga veprat e 42 artistëve iranianë në formë pikture, foto dhe statuja dhe që u titullua "Linjat e Papërfunduara 2", u çel në Muzeun Kombëtar të Tiranës, në bashkëpunim me Ambasadorin dhe Këshilltarin Kulturor të Republikës Islamike të Iranit në Tiranë dhe institucionet kulturore dhe artistike të Shqipërisë. Në ceremoninë e hapjes së ekspozitës, e cila vazhdon për 7 ditë në Muzeun Kombëtar të Tiranës, ishin të pranishëm asistenti kulturor dhe artistik i Bashkisë së Tiranës, z. Abaz Hado, artistë dhe artdashës shqiptarë, përfaqësues të mediave publike shqiptare, ambasadori iranian dhe këshilltarë kulturorë iranianë në Tiranë. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës,z. Abaz Hado, gjatë një fjalimi në ceremoninë e hapjes së ekspozitës shprehu kënaqësinë për hapjen e ekspozitës së veprave të artistëve iranianë në Shqipëri. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Tiranë, z. Gholam Husein Muhamadnia, gjithashtu shprehu pikëpamjet e tij mbi mbrojtjen e artit dhe kulturës  së pasur iraniane dhe e përshkroi artin si gjuhë të përbashkët të qenieve njerëzore për të shprehur dhe ndarë perceptimet dhe ndjenjat e tyre me kombet e tjera. Ekspozita iraniane e pikturës në Shqipëri do të përfundojë punën e saj duke organizuar një konkurs fotografik. Më parë kjo ekspozitë u organizua për 10 ditë në qytetin e Fierit, ku zgjoi interesimin e autoriteteve lokale dhe të dashamirësve të artit.