Amerika dhe Izraeli përkrahin grupet terroriste në Lindjen e Mesme
Këshilltari politik i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se Shtetet e Bashkuara, regjimi izraelit dhe disa vende në Lindjen e Mesme po mbështesin terroristët takfiristë në rajon, duke theksuar se ekstremistët dhe sponsorët e tyre janë në prag të asgjësimit.
"Terroristët dhe lëvizjet ekstremiste dhe takfiriste mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe disa vende të rajonit që nuk duan stabilitet, siguri, pavarësi dhe unitet midis vendeve të rajonit", tha të premten Ali Akbar Velajati, këshilltar i lartë në çështjet ndërkombëtare, i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, në një takim me kryeministrin libanez Saad Hariri në Bejrut. Ai shtoi se të gjithë terroristët dhe grupet takfiriste në rajon do të eliminohen në të ardhmen e afërt. Velajati theksoi se Irani mirëpret stabilitetin dhe pavarësinë e Libanit dhe vuri në dukje deklaratën e muajit të kaluar nga Hariri se ai do të bashkohet me një qeveri koalicioni me Hezbollahun, duke thënë: "Formimi i një qeverie koalicioni është pa dyshim një sukses për të gjithë popullin libanez". Kryeministri libanez, nga ana e tij, theksoi rëndësinë e rritjes së rezistencës kundër grupeve ekstremiste dhe takfiriste për të trajtuar sfidat serioze që ato i paraqesin rajonit.