Reagimi i ministrit iranian të Mbrojtjes ndaj akuzave të reja të SHBA
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62177-reagimi_i_ministrit_iranian_të_mbrojtjes_ndaj_akuzave_të_reja_të_shba
Ministri iranian i Mbrojtjes theksoi se armiku po shfrytëzon çdo mundësi për të akuzuar Iranin.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Nëntor 05, 2017 15:25 Europe/Tirane
  • Reagimi i ministrit iranian të Mbrojtjes ndaj akuzave të reja të SHBA

Ministri iranian i Mbrojtjes theksoi se armiku po shfrytëzon çdo mundësi për të akuzuar Iranin.

Gjeneral Brigade Amir Hatami duke reaguar ndaj pretendimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara për implikimin e Republikës Islamike të Iranit në sulmin me raketa të lëvizjes Ansarullah të Jemenit në aeroportin  e kryeqytetit saudit Riad, theksoi: “Çfarëdo që ndodh në rajon, amerikanët e akuzojnë Iranin dhe sigurisht se kjo sjellje e armikut është e pritshme”. “Pretendimi i Donald Trump për ndihmën raketore të Republikës Islamike të Iranit ndaj Jemenit është krejtësisht e pabazë dhe një nga shpifjet e mëdha të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit”, tha ministri iranian i Mbrojtjes duke shtuar: “Arabia Saudite dhe aleatët e saj përfshirë edhe SHBA, kanë vendosur një bllokadë totale ajrore, detare dhe tokësore kundër Jemenit dhe nuk lejojnë as dërgimin e ndihmave humanitare për popullin e përvuajtur jemenas, por këto shtete agresore nuk ngurrojnë që në mënyrë të paturpshme të akuzojnë Iranin për dërgimin e raketave në Jemen”.