Irani refuzoi kërkesë saudite për Jemenin
Një burim i mirëinformuar iranian tha se Saad Hariri dha dorëheqjen si kryeministër i Libanit, pasi Irani hodhi poshtë një kërkesë nga Riadi për të ndaluar mbështetjen e popullit të shtypur të Jemenit përballë agresionit vdekjeprurës saudit.
Burimi i afërt me Ali Akbar Velajatin, këshilltar i lartë i Liderit Suprem të Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei, e bëri këtë deklaratë të dielën për agjencinë e lajmeve Fars. “Pas një udhëtimi në Arabinë Saudite, Hariri u kthye në Bejrut për t'u takuar me Velajatin dhe i përcolli kërkesën e "diktuar" të mbretërisë saudite ndaj Iranit lidhur me konfliktin e Jemenit. Hariri shpresonte që ai mund të dekurajonte Republikën Islamike nga kundërshtimi i saj ndaj krimeve saudite në Jemen, por ai mori përgjigjen negative të Iranit”, tha burimi. Gjatë takimit me Haririn, Velajati tha se sauditët duhet të ndalojnë fushatën e tyre të bombardimeve, si dhe bllokadën kundër Jemenit, në mënyrë që të hapin rrugën për dialog me vendin e varfër arab. "Kërkesa e papërshtatshme e Haririt dhe e sauditëve ishte që Republika Islamike e Iranit të braktisë mbështetjen për popullin e Jemenit, por për shkak se ata u zhgënjyen, Saad Hariri u thirr menjëherë në Riad për të deklaruar dorëheqjen e tij jashtë territorit libanez", theksoi burimi duke shtuar: "Është e qartë se teksti i dorëheqjes së Haririt ishte diktuar nga pala saudite".