Irani synon të heqë dollarin nga tregtia e jashtme
Zëdhënësi i qeverisë së Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit që nga disa vite më parë ka marrë hapa për heqjen e dollarit nga shkëmbimet e veta tregtare ndërkombëtare dhe aktualisht shumica e këtyre shkëmbimeve bëhet me euro.
Muhamed Bagher Nobakht, zëdhënësi i qeverisë së Iranit, të mërkurën në një konferencë për shtyp, tha: "Me koordinimet që janë bërë mes vendeve të rajonit duke përfshirë Republikën e Azerbajxhanit dhe Rusinë, po ndiqet edhe një politikë tjetër për përdorimin e monedhave kombëtare". Nobakht gjithashtu vuri në dukje vizitën e fundit të Jokia Amano, drejtori i përgjithshëm, tha: "Amano përveçse ka theksuar se Irani ka zbatuar zotimet e veta ndërkombëtare, ka theksuar edhe në zbatimin e marrëveshjes bërthamore nga ana e Republikës Islamike të Iranit". Nobakht në vazhdim tha se negociatat e reja të Iranit me Amerikën janë plotësisht të papranueshme dhe deklaroi: "Qëllimet e Amerikës nuk përputhën me interesat kombëtare të Iranit. Irani nuk zhvillon negociata me palët të cilat nuk respektojnë zotimet e tyre ndërkombëtare".