Zarif dhe Lavrov diskutojnë zhvillimet në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62248-zarif_dhe_lavrov_diskutojnë_zhvillimet_në_rajon
Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Rusisë në një bisedë telefonike të martën diskutuan zhvillimet e fundit në rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 07, 2017 16:43 Europe/Tirane
  • Zarif dhe Lavrov diskutojnë zhvillimet në rajon

Ministrat e jashtëm të Iranit dhe Rusisë në një bisedë telefonike të martën diskutuan zhvillimet e fundit në rajon.

Muhamed Xhavad Zarif dhe Sergei Lavrov shqyrtuan gjithashtu çështje me interes të përbashkët si dhe regjimin ligjor të Detit Kaspik. Ministri i jashtëm iranian dënoi lëvizjet provokuese nga qeveria saudite dhe tha se masa të tilla kërcënojnë stabilitetin rajonal. Zarif tha se vizitat e fundit të presidentit amerikan Donald Trump dhe të kryeministrit libanez Saad Hariri në Arabinë Saudite rezultuan të dëmshme për stabilitetin dhe sigurinë rajonale. "Vizita e Trump çoi në shtypjen e opozitës së Bahrejnit dhe u pasua nga kriza e Katarit," tha ministri i jashtëm iranian duke shtuar: "Vizitat e Kushnerit dhe e kryeministrit libanez çuan në dorëheqjen e çuditshme të Haririt, ndërsa ishte jashtë vendit”. “Çuditërisht, Irani akuzohet për ndërhyrje në vendet e rajonit”-shtoi Zarif.