Presidenti iranian paralajmëron për komplote të reja të armiqve në rajon
(last modified Sat, 11 Nov 2017 19:16:19 GMT )
Nëntor 11, 2017 20:16 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian paralajmëron për komplote të reja të armiqve në rajon

“Zhvillimet aktuale në rajon tregojnë se të gjitha komplotet e armiqve janë shkatërruar”, tha të shtunën presidenti iranian z. Hasan Ruhani.

Duke folur para gazetarëve pas takimit të tij me krerët e organeve të legjislativit dhe gjyqësorit të Iranit, Presidenti Ruhani tha: "Jemi dëshmitarë të arritjeve dhe fitoreve të mëdha  të popujve në të gjithë rajonin dhe dosja e terrorizmit është pothuajse në ditët e saj të fundit". "Kjo është arsyeja pse armiqtë po përpiqen të organizojë komplote të reja," tha ai duke shtuar:  "Është shumë e natyrshme që pasi u përballën me fitoret e tilla të frontit të rezistencës, Shtetet e Bashkuara, regjimi sionist dhe shërbëtorët e tyre në rajon të jenë të zemëruar". Presidenti iranian gjithashtu tha se armiqtë e zhgënjyer nga fitoret e arritura nga popujt në Irak, Siri dhe Liban, të ndihmuar dhe mbështetur nga vende mike në rajon, përfshirë Iranin, u përpoqën të nxisin separatizmin dhe të ndryshojnë kufijtë gjeografikë të shteteve të rajonit. "Edhe këtë herë, ata dështuan," tha Presidenti Ruhani. Duke iu referuar agresionit saudit kundër Jemenit, ai tha: "Për vite me radhë ata po hedhin bomba mbi njerëzit e varfër të Jemenit, ndërsa vendi është përballur me përhapjen e sëmundjeve si kolera dhe njerëzit po luftojnë me urinë dhe vdekjen". "Ata e kanë vënë Jemenin nën bllokadën tokësore, detare dhe ajrore, duke parandaluar ndihmat humanitare për këtë vend dhe kjo është e padurueshme," shtoi presidenti. Ruhani gjithashtu u bëri thirrje popujve dhe qeverive në rajon që të jenë vigjilentë dhe të vetëdijshëm për të mos luajtur në fushën e armikut.

 

Tags