BE nuk do të sanksionojë Iranin
Phil Hogan, komisar për çështjet e bujqësisë dhe zhvillimit të fshatrave në BE ka thënë se asnjë prej vendeve evropiane nuk do të sanksionojë Iranian.
Phil Hogan në një intervistë për agjencinë IRNA të lajmeve në përgjigje të pyetjes së në rast se Amerika shkel marrëveshjen bërthamore dhe ushtron presione ndaj BE për të sanksionuar Iranin, çfarë veprimi do të ndërmarrë ky union tha se BE ashtu si në të kaluarën ka ndërmend të vazhdojë bashkëpunimin e saj me Iranin. BE vazhdon të mbështesë marrëveshjen bërthamore dhe në këtë fushë ka diskutuar me palën amerikanë, Phil Hogan, sa i përket bashkëpunimit BE-Iran në fushën e bujqësisë tha se unioni synon të zgjerojë bashkëpunimin e tij me republikën islamike të Iranit. Aktualisht mes Iranit dhe unionit është nënshkruar një kontratë bashkëpunimi prej 10 miliard dollarësh dhe kjo krijon kushte të favorshme për bashkëpunim në të ardhmen. Vlen të theksohet se Hogan ndodhet në për një vizitë në Iran në krye të një delegacioni të lartë.