Kharazi: Marrëveshja bërthamore ka treguar se amerikanëve nuk mund të besohet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62394-kharazi_marrëveshja_bërthamore_ka_treguar_se_amerikanëve_nuk_mund_të_besohet
Kryetari i Këshillit Strategjik për Marrëdhënie të Jashtme të Iranit theksoi se marrëveshja bërthamore e Iranit me Grupin 5+1 ka treguar se amerikanëve nuk mund tu besohet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 12, 2017 10:53 Europe/Tirane
  • Kharazi: Marrëveshja bërthamore ka treguar se amerikanëve nuk mund të besohet

Kryetari i Këshillit Strategjik për Marrëdhënie të Jashtme të Iranit theksoi se marrëveshja bërthamore e Iranit me Grupin 5+1 ka treguar se amerikanëve nuk mund tu besohet.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Kamal Kharazi gjatë punimeve të asamblesë së Evropës në Vjenë, në një intervistë me gazetën "Wiener Zeitung" të Austrisë, deklaroi: "Marrëveshja bërthamore e Iranit me Grupin 5+1 ka treguar se Teherani ka qenë i gatshëm për negociata dhe respekton zotimet e veta, mirëpo amerikanët duke shkelur marrëveshjen bërthamore dhe duke vendosur sanksione, kanë treguar se janë të pabesueshëm dhe me ata nuk mund të zhvillohen negociata". Në lidhje me zhvillimet në rajonin e Lindjes së Mesme dhe rreth marrëdhënieve të Iranit me Arabinë Saudite, z. Kharazi tha: "Irani është i shqetësuar për qasjen e palogjikshme të Arabisë Saudite në Lindjen e Mesme dhe agresioni ushtarak i sauditëve nuk ka sjell kurrfarë dobie për popullin e Jemenit. Arabia Saudite po ndjek politikë armiqësore ndaj Iranit dhe pretendimet e sauditëve se raketa e hedhur nga Jemeni në Arabinë Saudite ka qenë iraniane, janë gënjeshtra dhe programi raketor i Jemenit nuk ka kurrfarë lidhje me Iranin. Prani e Iranit në rajon është për të ndihmuar luftën kundër grupeve terroriste në Irak dhe Siri, ndërsa Arabia Saudite gjithmonë ndaj veprimeve pozitive të Iranit, është munduar të ndërhyjë në Siri dhe Irak duke dërguar armë për grupet terroriste dhe duke mbështetur financiarisht ata".