ANEA konfirmon se Irani ka respektuar marrëveshjen bërthamore
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka konfirmuar edhe një herë se Irani mbetet në përputhje me angazhimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore të nënshkruar me grupin G5 + 1 të më shumë se dy vjet më parë.
Sasia e uraniumit të pasuruar nga ana e Iranit ishte 96,7 kilogramë më 5 nëntor, nën kufirin prej 202.8 kg dhe niveli i pasurimit nuk tejkalon masën prej 3.67 përqind, sipas raportit konfidencial të ANEA-s dërguar shteteve anëtare të agjencisë dhe që është publikuar nga Reuters. Rezerva e ujit të rëndë të Iranit, një element kimik i përdorur si moderator në një lloj reaktori bërthamor që mund të prodhojë plutonium, qëndron në 114.4 tonë metrikë, thuhet në raport. Sipas marrëveshjes bërthamore e njohur si Plani i Përbashkët i Veprimit Teherani ka rënë dakord të mbajë rezervat e tij të ujit të rëndë nën 130 tonë metrikë. Raporti është i pari pasi Presidenti i SHBA Donald Trump mbajti një fjalim anti-iranian në 13 tetor, në të cilin ai tha se nuk do të vazhdojë të vërtetojë përputhjen e Iranit me kushtet e marrëveshjes bërthamore.