Mogherini: BE nuk ka program për sanksionimin e Iranit
(last modified Tue, 14 Nov 2017 08:50:51 GMT )
Nëntor 14, 2017 09:50 Europe/Tirane
  • Mogherini: BE nuk ka program për sanksionimin e Iranit

Shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogherini deklaroi se BE nuk ka programin për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit.

Federika Mogherini, Shefja e diplomacisë evropiane ka thënë se asnjë prej vendeve evropiane nuk do të sanksionojë Iranian. Federika Mogherini në një intervistë për median në përgjigje të pyetjes së në rast se Amerika shkel marrëveshjen bërthamore dhe ushtron presione ndaj BE për të sanksionuar Iranin, çfarë veprimi do të ndërmarrë ky union tha se BE ashtu si në të kaluarën ka ndërmend të vazhdojë bashkëpunimin e  saj me Iranin. BE vazhdon të mbështesë marrëveshjen bërthamore dhe në këtë fushë ka diskutuar me palën amerikane. Federika Mogherini, sa i përket bashkëpunimit BE-Iran në fusha të ndryshme tha se unioni synon të zgjerojë bashkëpunimin e tij me Republikën Islamike të Iranit. Aktualisht mes Iranit dhe unionit është nënshkruar një kontratë bashkëpunimi prej 10 miliard dollarësh dhe kjo krijon kushte të favorshme për bashkëpunim në të ardhmen. Vlen të theksohet se shefja e politikës së jashtme të BE ka deklaruar se çështjet raketore dhe rajonale janë jashtë marrëveshjes bërthamore dhe rinegocimi i kësaj marrëveshjeje është e pamundur.

 

Tags