Shpallet Zi Kombëtare pas tërmetit në Iran
Pas tërmetit të fuqishëm që ka marrë jetën e qindra iranianëve, qeveria e Iranit mbrëmjen e së hënës me anë të një deklaratë të martën e shpalli Zi Kombëtare.
Në deklaratën e lëshuar nga kabinetit qeveritar thuhet se për shkak të tragjedisë së hidhur të tërmetit 7.2 ballë në perëndim të Iranit që mori jetën e qindra iranianëve, lëndoi me mijëra të tjerë dhe shkaktoi dëme jashtëzakonisht të mëdha për provincën Kermanshah, qeveria iraniane të hënën e ka shpallur ditë zie kombëtare. Qeveria iraniane në shenjë solidariteti dhe për të shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave të tërmetit të fuqishëm në provincën Kermanshah, për popullin iranian dhe për liderin suprem të revolucionit , në të gjithë Iranin ka shpallur ditë zie kombëtare, thuhet në deklaratën e qeverisë iraniane. Tërmeti që goditi pjesën perëndimore të Iranit, ka shkaktuar vdekjen 413 personave dhe lëndimin e rreth 7300 personave të tjerë. Pas tërmetit 7.2 ballë të shkallë Rihter kanë rënë edhe 193 tërmete të tjera pasuese. Autoritetet kanë njoftuar për fillimin e kërkimit të viktimave nën gërmadha dhe numri i personave që kanë humbur jetën nga ky tërmet mund të shtohet edhe më tepër. Tërmeti i mbrëmshëm ka goditur disa provinca në perëndim të Iranit dhe ka shkaktuar një kaos publik në mesin e banorëve të këtij rajoni të cilët kanë dalë në rrugë.