Irani: Armatimi i vendeve të Azisë Perëndimore është shqetësues
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62482-irani_armatimi_i_vendeve_të_azisë_perëndimore_është_shqetësues
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit ka thënë se vendet e Azisë Perëndimore janë shndërruar në tregun më të madh të armatimit në botë dhe procesi i armatosjes së vendeve të këtij rajoni është shqetësues.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 15, 2017 09:40 Europe/Tirane
  • Irani: Armatimi i vendeve të Azisë Perëndimore është shqetësues

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit ka thënë se vendet e Azisë Perëndimore janë shndërruar në tregun më të madh të armatimit në botë dhe procesi i armatosjes së vendeve të këtij rajoni është shqetësues.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, sot (të mërkurën) në seminarin ndërkombëtar "Procesi i armatimit dhe siguria rajonale në Azinë Perëndimore" i cili u zhvillua në Teheran, deklaroi: "Blerësit më të mëdhenj të armatimeve në Azinë Perëndimore janë Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia që këto armë kryesisht i blejnë nga Amerika. Interesimi i perëndimit për shitjen e armëve dhe interesat ekonomike të mëdha nga kjo tregti, mungesa e sigurisë dhe çështjet e brendshme të vendeve dhe shqetësimi i tyre nga e ardhmja, janë faktorët më kryesor që janë bërë shkak për krijimin e një konkurrente të madhe të armëve shumë të rënda mes vendeve të rajonit të Azisë Perëndimore. Regjimi sionist posedon nga 85 deri 400 kapsula bërthamore. Ideja për Lindjen e Mesme pa armë bërthamore është paraqitur që nga vitet e 1970-ta ku Egjipti dhe Irani ishin themelues të kësaj ide, mirëpo megjithëkëtë pengesë kryesor në realizimin e kësaj ideje ishte regjimi sionist i cili nuk lejojë formimin e një rajoni të pastër nga armët bërthamore. Marrëveshja bërthamore është një marrëveshje e cila është formuar mbi parimin e mospërhapjes së armëve bërthamore dhe nuk ekziston asnjë zëvendësim për marrëveshjen bërthamore në Lindjen e Mesme",- tha ndër të tjera z. Erakçi.