Zarif: Arabia Saudite ka mbyllur sytë e vet; ndaj realiteteve historike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62536-zarif_arabia_saudite_ka_mbyllur_sytë_e_vet_ndaj_realiteteve_historike
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se sauditët duke mos marrë parasysh realitetet historike, po kryejnë veprime armiqësore dhe injorante që deri më tani kanë dëmtuar vetëm interesat e veta.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 17, 2017 09:54 Europe/Tirane
  • Zarif: Arabia Saudite ka mbyllur sytë e vet; ndaj realiteteve historike

Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se sauditët duke mos marrë parasysh realitetet historike, po kryejnë veprime armiqësore dhe injorante që deri më tani kanë dëmtuar vetëm interesat e veta.

Muhamed Xhavad Zarif të premten  në një prononcim për gazetarë, reagoi ndaj politikave tensionuese të Muhamed bin Selman, trashëgimtarit të fronit mbretëror të Arabisë Saudite dhe në lidhje me mundësinë e një konflikti mes Arabisë Saudite dhe Iranit, deklaroi: “Politikat e Republikës Islamike të Iranit gjithmonë kanë qenë të bazuara mbi logjikën dhe arsyen. Republika Islamike e Iranit në vend të shtimit të luftës dhe tensionit, synon vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Lindjes së Mesme”. Zarif vuri në dukje politikën shkatërruese dhe destruktive të Arabisë Saudite në Jemen, Siri, Irak dhe Liban dhe tha: “Popujt e rajonit të Lindjes së Mesme kanë pësuar dëme të mëdha nga kjo politikë dhe ekziston nevoja që të ndërpritet kjo politikë”. Ministri i punëve të jashtme të Iranit edhe më par ka deklaruar se Arabia Saudite po kryen luftëra agresive, po zbaton politika të dhunshme në rajonin e Lindjes së Mesme dhe po bënë veprime provokuese të rrezikshme dhe Iranin po e akuzon për shkak të rezultateve të kundërta të këtyre veprimeve”. Republika Islamike e Iranit vazhdimisht ka theksuar se Arabia Saudite po vazhdon akoma politiken me plotë gabime, me shpenzime të mëdha dhe rezultate përgjatë viteve të fundit në rajonin e Lindjes së Mesme, prandaj Riadi duhet t’i pranojë realitetet rajonale dhe t’i trajtojë ato me largpamësi dhe në bazë të interesave dhe përgjegjësive të veta  dhe larg nga çfarëdo lloj fanatizmi.