Rritet çmimi i naftës së papërpunuar të Iranit
Çmimi i naftës së papërpunuar të Iranit në dhjetë ditët e para të muajit nëntor të vitit 2017 është rritur me 3.78 dollarë dhe ka arritur në 63.82 dollarë për fuçi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se çmimi mesatar i naftës së papërpunuar të Iranit që nga fillimi i vitit 2017 e deri më tani, ka qenë 50.79 dollarë për fuçi. Çmimi i naftës së papërpunuar të rëndë të Iranit në dhjetëditëshin e parë të muajit nëntor është rritur me 2.82 dollarë dhe ka arritur në 60.15 dollarë për një fuçi. Rritja e çmimit të naftës konsiderohet një shpresë për vazhdimin e planit për reduktimin e prodhimit të naftës nga OPEC dhe për reduktimin e sasisë shtesë së naftës në tregjet botërore. Sasia e eksportit të naftës së Iranit aktualisht është rreth 2.6 milionë fuçi në ditë dhe mbi 60% e kësaj sasie të naftës eksportohet në tregjet e Azisë dhe pjesa tjetër në tregjet e Evropës.