Norvegjia e gatshme të shtojë bashkëpunimin naftor me Iranin
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Oslo ka zhvilluar një takim me ministrin e naftës dhe të energjisë së Norvegjisë dhe ka biseduar në lidhje me bashkëpunimin e të dy vendeve në fushën e naftës, gazit dhe të energjive me kapacitet ripërtëritës.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Hasan Habibullazade në takim me Terje Søviknes, ministrin e naftës dhe energjisë së Norvegjisë, vuri në dukje potencialet e Iranit në fushën e naftës dhe gazit dhe deklaroi: "Irani është i gatshëm të shfrytëzojë eksperiencën, shkencën teknologjike dhe investimet e kompanive të Norvegjisë në këtë fushë". Nga ana e tij, Terje Søviknes, ministri i naftës dhe energjisë së Norvegjisë, në këtë takim vuri në dukje vizitën e delegacionit të Ministrisë së Naftës së Norvegjisë në Teheran dhe organizimin e suksesshëm të seminarit të përbashkët në fushën e naftës dhe gazit më 28 shkurt të vitit 2017, si dhe mirëpriti shtimin e pranisë së kompanive të naftës dhe gazit të Norvegjisë në Iran. Ministri i naftës së Norvegjisë gjithashtu vuri në dukje hapjen e zyrës së Institutit të Energjisë së Norvegjisë në Teheran dhe atë e quajti një hap pozitiv drejt zgjerimit të bashkëpunimeve bilaterale në fushën e naftës, gazit dhe të energjive me kapacitet ripërtëritës mes të dy vendeve.