Ngushëllim për përvjetorin e martirizimit të Imam Rezait (as)
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62606-ngushëllim_për_përvjetorin_e_martirizimit_të_imam_rezait_(as)
Irani islamik në përvjetorin e martirizimit të Imam Rezait (a.s.), imami i tetë i myslimanëve shi’itë të botës, është zhytur në zi dhe matem.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 18, 2017 18:36 Europe/Tirane
  • Ngushëllim për përvjetorin e martirizimit të Imam Rezait (as)

Irani islamik në përvjetorin e martirizimit të Imam Rezait (a.s.), imami i tetë i myslimanëve shi’itë të botës, është zhytur në zi dhe matem.

Dita e nesërme (e diele) 30 Sefer i vitit 1439 hixhri kameri që përkon me 19 Nëntor 2017, është përvjetori i martirizimit të Imam Rezait (a.s.) dhe me këtë rast populli besimtar iranian organizon ceremoni zije në qendrat e ndryshme fetare e veçanërisht në qytetet e shenjta Kum dhe Mashhad ku ndodhet edhe mauzoleumi i këtij imami të ndritur. Imam Rezai (as) lindi në Medine në vitin 148 hixhri kameri dhe u martirizua në vitin 203 hixhri kameri në ditën e fundit të muajit Sefer. Ma’muni, kalifi abasit, i cili ishte tmerruar nga popullariteti i madh dhe dashuria e pafundme e popullit për Imam Rezain (a.s.), me anë të një komploti, e helmoi dhe e martirizoi këtë Imam të ndritur. Sot, mauzoleumi i Imam Rezait në Mashhad pret miliona vizitorë nga Irani dhe nga vendet fqinje kryesisht nga Iraku, Afganistani dhe Pakistani. Me rastin e përvjetorit të martirizimit të imamit të tetë të myslimanëve shi’itë, RTV i RII u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të gjithë myslimanëve, njerëzve liridashës dhe drejtësidashës të botës dhe dashamirësve të Ehli Bejtit (a.s.).