Zarif: Akuzat saudite ndaj Iranit për destabilizimin e rajonit janë qesharake
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit tha: Është qesharake që Arabia Saudite, e cila vetë i përkrah terroristët dhe fillon luftën kundër Jemenit, akuzon Iranin për destabilizimin e rajonit.
Muhamed Xhavad Zarif ka kritikuar disa vende si Arabia Saudite për ndjekjen e politikave që synojnë mbjelljen e mosmarrëveshjeve dhe konflikteve midis shteteve rajonale. "Nëse ndryshojnë metodat e tyre, sauditët gjithashtu mund të përfshihen në procesin e paqes rajonale në vend të politikave konfrontuese dhe luftënxitëse”, tha Zarif të dielën pas një takimi trepalësh në qytetin jugor turk Antalia. Zarif dhe homologët e tij turk dhe rus, respektivisht, Mevlut Cavusoglu dhe Sergei Lavrov, zhvilluan bisedime përgatitore përpara takimit të presidentëve të tre vendeve kushtuar krizës së Sirisë që është planifikuar të mbahet në vendpushimin e Putinit në qytetin Soçi në Detin e Zi më 22 nëntor. Diplomati më i lartë iranian vuri në dukje arritjet e mëdha të bëra gjatë 11 muajve të bisedimeve të paqes mbi krizën siriane dhe tha: "Kjo çështje tregon se nëse vendet e tjera rajonale gjithashtu marrin pjesë në bashkëpunim për paqe në vend të politikave të gabuara, mund të arrihen rezultate të dobishme".