Zv/shefja e politikës së jashtme të BE takohet me Zarif
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62725-zv_shefja_e_politikës_së_jashtme_të_be_takohet_me_zarif
Zv/shefja e politikës së jashtme të BE, znj. Helga Schmid u takua të hënën në Teheran me Ministrin e Jashtëm të Iranit, z. Muhamed Xhavad Zarif ku u diskutua mbi çështjet me interes të përbashkët si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 20, 2017 15:30 Europe/Tirane
  • Zv/shefja e politikës së jashtme të BE takohet me Zarif

Zv/shefja e politikës së jashtme të BE, znj. Helga Schmid u takua të hënën në Teheran me Ministrin e Jashtëm të Iranit, z. Muhamed Xhavad Zarif ku u diskutua mbi çështjet me interes të përbashkët si dhe zhvillimet rajonale dhe globale.

Duke udhëhequr një delegacion të nivelit të lartë të BE-së, znj. Schmid mori pjesë në raundin e tretë të bisedimeve midis Republikës Islamike të Iranit dhe Bashkimit Evropian në Teheran. Në takimin e saj me ministrin e jashtëm të Iranit, zonja Schmid e informoi zotin Zarif për rezultatet e negociatave të saj në Teheran dhe tha se u shqyrtuan situata të ndryshme politike në vendet e rajonit si Siria, Jemeni, Katari dhe Libani, ku ajo theksoi nevojën për të vazhduar bisedimet politike në trajtimin e sfidave ekzistuese në rajon. Plani i Përbashkët i Veprimit ishte një nga temat e agjendës së takimit, ku Helga Schmid edhe një herë nënvizoi qëndrimet e Bashkimit Evropian për zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore. Ministri i jashtëm i Iranit, nga ana e tij, shprehu gatishmërinë e Iranit për të vazhduar bisedimet dhe shkëmbimin e pikëpamjeve me Bashkimin Evropian në fusha të ndryshme.