Eragçi: BE ka njohur zyrtarisht teknologjinë paqësore bërthamore të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62803-eragçi_be_ka_njohur_zyrtarisht_teknologjinë_paqësore_bërthamore_të_iranit
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet ndërkombëtare deklaroi se organizimi i seminarit të bashkëpunimeve bërthamore, progresit dhe perspektivës mes Iranit dhe BE përcjell mesazhin se ky union ka njohur zyrtarisht teknologjinë paqësore bërthamore të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 22, 2017 06:15 Europe/Tirane
  • Eragçi: BE ka njohur zyrtarisht teknologjinë paqësore bërthamore të Iranit

Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit për çështjet ndërkombëtare deklaroi se organizimi i seminarit të bashkëpunimeve bërthamore, progresit dhe perspektivës mes Iranit dhe BE përcjell mesazhin se ky union ka njohur zyrtarisht teknologjinë paqësore bërthamore të Iranit.

Seminari i bashkëpunimeve bërthamore, progresit dhe perspektivës, u organizua në kuadër të raundit të tretë të bisedimeve të nivelit të lartë të Iranit dhe BE. Abas Eragçi në përfundim të këtij takimi ka thënë: Në këtë seminar janë analizuar rrugët e zgjerimit të bashkëpunimeve mes Iranit dhe BE në fushën e energjisë paqësore bërthamore në kuadër të programit të përbashkët të veprimit të marrëveshjes bërthamore. Të tilla seminare krijojnë mundësitë që shkencëtarët e Iranit dhe të Evropës të kenë mundësi të shkëmbejnë pikëpamje dhe mendime mbi energjinë parësorë bërthamore dhe kjo është një mundësi më shumë që Irani të prezantojë sukseset dhe progrese e tij për vendet evropiane.