Mesazhi i Zarif për Arabinë Saudite dhe Amerikën
Pas takimit trepalësh të krerëve të Iranit, Rusisë dhe Turqisë në Suçi të Rusisë, ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka dërguar një mesazh për autoritetet e Arabisë Saudite dhe të Amerikës.

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në mesazhin e tij në Twitter ka thënë: Në kohën kur punoni me të vërtetë për paqen dhe përballjen me terrorizmin, nuk është e nevojshme të lëshoni fjalë boshe dhe magjepse të tilla si përdorimi i globit të shndritshëm. Në kuadër të vizitës së Donald Trump në Arabinë Saudite, ku ai mori pjesë në ceremoninë e hapjes së qendrës të quajtur “ Qendra botërore e luftës kundër radikalizmit”, presidenti amerikan së bashku me presidentin e Egjiptit Abdul’Fetah Sisi dhe mbretin saudit Selman Bin Abdul’aziz kanë qëndruar përballë një globi të shndritshëm ( globi magjik). Pas këtij veprimi menjëherë kanë nisur reagimet në rrjetet sociale, ku shumë përdorues janë tallur me këtë veprim.