Theksimi i liderit suprem në përballje me arrogancën dhe hegjemonizmin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62907-theksimi_i_liderit_suprem_në_përballje_me_arrogancën_dhe_hegjemonizmin
Lideri suprem i revolucionit islamik në një takim me të pranishmit në takimin “ Dashamirësit e Ehli Bejtit dhe çështja e takfiristëve” përmendi rrezikun e përçarjes dhe të komploteve të armiqve të islamit dhe tha: Edhe pse grupit ISIS në Irak dhe në Siri i ka ardhur fundi mirëpo nuk duhet neglizhuar ndaj komploteve dhe intrigave të armikut pasi Amerika dhe sionizmi nuk heqin dorë nga armiqësia me islamin dhe ekziston mundësia që faktorë përçarës si ISIS të formohen edhe në zona të tjera. 
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 24, 2017 04:49 Europe/Tirane
  • Theksimi i liderit suprem në përballje me arrogancën dhe hegjemonizmin

Lideri suprem i revolucionit islamik në një takim me të pranishmit në takimin “ Dashamirësit e Ehli Bejtit dhe çështja e takfiristëve” përmendi rrezikun e përçarjes dhe të komploteve të armiqve të islamit dhe tha: Edhe pse grupit ISIS në Irak dhe në Siri i ka ardhur fundi mirëpo nuk duhet neglizhuar ndaj komploteve dhe intrigave të armikut pasi Amerika dhe sionizmi nuk heqin dorë nga armiqësia me islamin dhe ekziston mundësia që faktorë përçarës si ISIS të formohen edhe në zona të tjera. 

Ajetollah Khamenei lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit myslimanët në vende të ndryshme i quajti një realitet i imponuar për frontin e arrogancës dhe mosbesimit dhe tha: "Bota Islame sot mund të qëndrojë dhe rezistojë përball mosbesimit dhe arrogancës dhe sistemi islamik në Iran i cili synon zbatimin dhe jetësimin e plotë të Sheriatit Islam, do të jetë mjet për të ngadhënjyer kundër armiqve të Islamit". Ajetollah Khamenei në vazhdim vuri në dukje rreth dyzet vitet me komplote, presione dhe sanksione nga ana e Amerikës dhe sionizmit kundër Sistemit Islamik të Iranit dhe deklaroi: "Pavarësisht të gjitha presioneve, në mënyrë të qartë deklarojmë se Republika Islamike e Iranit në çdo vend që ekziston nevoja për praninë e saj për tu përballur me mosbesimin dhe arrogancën, do të ndihmojë atë dhe në deklarimin e kësaj çështje nuk marrim parasysh interesat dhe politikat e askujt". Ajetollah Khamenei në fund çështjen e Palestinës e konsideroi çështje prioritet parësor të botës islame dhe shtoi: "Çelësi i ngadhënjimit mbi armiqtë e Islamit, është çështja e Palestinës. Kjo është për arsye se fronti i arrogancës dhe i sionizmit duke pushtuar dhe uzurpuar vendin islamik të Palestinës, e ka shndërruar atë në një bazë për krijimin e faktorëve destruktivë ndaj sigurisë së vendeve të tjera të rajonit të Lindjes së Mesme. Prandaj duhet të luftohet kundër njollës kanceroze, Izraelit". Lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit gjithashtu theksoi se qëllimi kryesor i armiqve nga krijimi i përçarjeve dhe konflikteve mes myslimanëve, është krijimi i një atmosfere të sigurt për regjimin sionist. Në ditën kur Palestina t'i kthehet popullit, do t'i jepet goditja e vërtetë frontit të arrogancës dhe ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet për atë ditë. Fronti i arrogancës, hegjemonizmit dhe i sionizmit për mëse 70 vjet duke pushtuar territorin palestinez, është kthyer në faktor të krijimit të pasigurisë dhe destasbilitetit në rajon dhe ISIS ishte krijuar për të zbatuar komplotet e këtij fronti. Mirëpo sot zgjedha e ISIS është larguar dhe dëbuar nga rajoni mirëpo ekzistojnë akoma elementët përçarës, shtoi ndër të tjera lideri suprem i revolucionit islamik Ajetollah Khamenei.