Naxhafi: Programi i përbashkët i veprimit, nuk është rrugë njëkalimshe
Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në ANEA deklaroi se programi i përbashkët i veprimit të marrëveshjes bërthamore nuk është rrugë njëkalimshe dhe theksoi se zbatimi i angazhimeve të Iranit në kuadër të kësaj marrëveshjeje varet nga zbatimi i zotimeve të palës tjetër.
Reza Naxhafi, i pranishëm në takimin stinor të KG të ANEA vuri në dukje se zbatimi i angazhimeve të Amerikës në kuadër të marrëveshjes bërthamore është krejtësisht i papranueshëm dhe si shembull përmendi paragrafët 26, 28 dhe 29 të marrëveshjes bërthamore ku Amerika ka shkelur zotimet e saj duke u munduar të kufizojë interesat e Iranit. Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit rikujtoi se heqja e sanksioneve të njëanshme dhe shumanshme garantohet me rezolutën e KS të OKB dhe vendet anëtare të grupit 5+1 kanë përgjegjësi në zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore. Mbledhja periodike e Këshillit të Guvernatorëve të ANEA filloi dje në Vjenë, kryeqytetin e Austrisë dhe në këtë mbledhje do të shqyrtohet raporti i ri i Jokia Amano i cili konfirmon se Irani ka zbatuar angazhimet e tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Raporti i ri periodik i ANEA në lidhje me Iranin është publikuar dhe vendosur në dispozicion të Këshillit të Guvernatorëve të ANEA. Drejtori i përgjithshëm i ANEA në këtë raport përsëri ka konfirmuar se Republika Islamike e Iranit ka zbatuar të gjitha zotimet e saj në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Vlen të theksohet se ky është raporti i tetë i Jokia Amanos që publikohet që nga fillimi i zbatimit të marrëveshjes bërthamore e deri më tani dhe raporti i tretë i ANEA që publikohet pas fillimit të punës së qeverisë së Donald Trump, presidentit të Amerikës, që vazhdimisht konfirmohet se Irani ka zbatuar angazhimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1 dhe të mbështetur me rezolutën 2231 të KS të OKB.