Irani, faktor i rëndësishëm në mesin e eksportuesve të gazit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62927-irani_faktor_i_rëndësishëm_në_mesin_e_eksportuesve_të_gazit
Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit tha se Irani luan rol përcaktues në politikat dhe programet e vendeve eksportuese të gazit dhe tregun e këtij produkti.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 24, 2017 08:21 Europe/Tirane
  • Irani, faktor i rëndësishëm në mesin e eksportuesve të gazit

Zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit tha se Irani luan rol përcaktues në politikat dhe programet e vendeve eksportuese të gazit dhe tregun e këtij produkti.

Isak Xhahangiri, zv/presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit, gjatë një vizitë në Bolivi deklaroi se Irani është vendi më i madh në botë për nga rezervat e gazit dhe konsiderohet ndër faktorët e rëndësishëm të vendeve eksportuese të gazit në botë. Ai e cilësoi të rëndësishme çmimin dhe sigurinë e gazit dhe tha se prej disa vitesh Irani ka marrë vendim që të përpiqet për të formuar Asamblenë e vendeve eksportuese të gazit dhe sot aktiviteti i kësaj asambleje është tepër i rëndësishëm në vendimmarrjet në fushën e gazit. Zv/presidenti i Republikës Islamike të Iranit  vuri në dukje se amerikan latine zë një pozitë të veçantë në politikën e jashtme të Iranit dhe shtoi se në kuadër të samitit të vendeve eksportuese të gazit në Bolivi do të takohet me autoritetet e këtij vendi dhe disa vendeve të tjera.