Irani dënon sulmin terrorist në Egjipt
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62963-irani_dënon_sulmin_terrorist_në_egjipt
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit e dënoi ashpër sulmin terrorist të kryer të premten në Egjipt. Më shumë se 200 vetë u vranë dhe dhjetëra plagosën në një sulm në një xhami në rajonin Sinai në veri të Egjiptit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 24, 2017 15:18 Europe/Tirane
  • Irani dënon sulmin terrorist në Egjipt

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit e dënoi ashpër sulmin terrorist të kryer të premten në Egjipt. Më shumë se 200 vetë u vranë dhe dhjetëra plagosën në një sulm në një xhami në rajonin Sinai në veri të Egjiptit.

Duke u solidarizuar me familjet e viktimave dhe me popullin egjiptian, z. Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit, iu referua sulmit si një "përpjekje e shëmtuar dhe çnjerëzore" e terroristëve për të treguar ekzistencën e tyre pas disfatave të rënda që kanë pësuar në rajon. “Sulme të tilla dyfishojnë përgjegjësinë e qeverive të  rajonit për të arritur në një kuptim të vërtetë dhe të saktë të terrorizmit dhe të koordinojnë përpjekjet e tyre për të luftuar këtë fenomen çnjerëzor”, deklaroi z. Kasemi. Ai u bëri thirrje të gjitha qeverive dhe popujve të jenë më vigjilente ndaj komploteve të reja të terroristëve të cilët kanë pësuar disfata të mëdha.