Ministri i ekonomisë së Katarit takohet me ministrin e jashtëm të Iranit
Ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe ministri i ekonomisë së Katarit në një takim të zhvilluar në Teheran, kanë biseduar në lidhje me zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes të dy vendeve.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Sheik Ahmed bin Xhasim Al Thani, ministri i ekonomisë së Katarit, gjatë vizitës së tij në Teheran të dielën është takuar me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e jashtëm të Iranit dhe të dy palët kanë biseduar në lidhje me çështje me interes të përbashkët mes të dy vendeve. Në këtë takim Zarif dhe Al Thani kanë biseduar në lidhje situatën më të fundit në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare të të dy vendeve dhe rreth rrugëve për zgjerimin e bashkëpunimeve bilaterale. Theksimi në eliminimin e pengesave tregtare dhe lehtësimin e kushteve për shkëmbime ekonomike dhe tregtare mes të dy vendeve, ishin tema të tjera të rëndësishme të këtij takimi.