Lideri suprem thekson ngritjen e kapacitetit të forcave të armatosura
Ajetollah Khamenei, lideri suprem i revolucionit islamik njëkohësisht komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit,
gjatë një takimi me komandantët dhe oficerët e lartë të forcave të armatosura të Iranit dhe me të përzgjedhurit e festivalit Malek Ashtar, pasi përmendi armiqësitë e panumërta dhe të pafundme të armikut të popullit dhe shtetit islamik, theksoi se përballja me agresorët është e varur nga qëndresa dhe forcimi i kapacitetit të forcave ushtarake të Iranit. Ajetollah Khamenei në takim me komandantët e lartë të forcave të armatosura dhe të zgjedhurit e festivalit "Malek Ashtar", theksoi: "Forcat e armatosura të Iranit kanë nevojë për forct më të mira njerëzore nga aspekti ideologjik, shkencor, i vullnetit dhe vendosmërinë në mënyrë që ta mbrojnë popullin përball armiqësive. Vazhdimi i progresit në të gjitha nivelet është faktori që garanton suksesin, prandaj në çdo sektor në të cilin merrni përgjegjësi, duhet të punoni dhe të bëni përpjekje pandërprerë". Theksimi i liderit suprem në forcimin e kapacitetit të forcave të armatosura tregon rëndësinë e kësaj çështjeje në doktrinën mbrojtëse të Iranit. Eksperienca në fushën e mbrojtjes dhe programet përkatëse, kanë treguar se lëvizja përpara në këtë fushë duhet të jetë e vazhdueshme dhe pa ndërprerje. Nga aspekti ushtarak siguria me burim vendas është e lidhur ngushtë me dijen dhe profesionalizmin në industrinë e mbrojtjes. Masat e industrisë së mbrojtjes duhet të jenë në përputhje me nivelin e kërcënimeve dhe nevojave të Iranit për të arritur nivelin më të lartë të sigurisë. Politika që ndjek Irani konsiston në parimin e distancimit nga tensionet dhe konfliktet ushtarake. Kjo nënkupton faktin se Irani nuk ka ndërmend të kryejë asnjë lloj agresioni apo sulmi pushtues, mirëpo në të njëjtën kohën ai u përcjell një mesazh të qartë armiqve dhe agresorëve se në rast se cenohet siguria e Iranit dhe në rast se prishet siguria dhe rendi i rajonit, Irani do të japë përgjigjen e duhur. Qendra studimore Hadson në Amerikë, në një raport të publikuar disa kohë më parë, fuqinë mbrojtëse dhe preventuese të Iranit e ka renditur në fuqinë e 8-të më të madhe në botë. Sa i përket karakteristikave dhe parametrave mbrojtës dhe ushtarakë, Republika Islamike e Iranit ka fuqinë e duhur mbrojtëse për tu bërë ballë kërcënimeve dhe agresorëve mirëpo në të njëjtën kohë Irani ndjek me kujdes dy çështje të rëndësishme që janë:
- Çështja e kapacitetit vendas në industrinë e mbrojtjes sidomos në plotësimin e nevojave për potencialin raketor, gjë e cila ka rëndësi strategjike në tematikën e masave preventuese mbrojtëse.
- Çështja e kuadrit trajnues të forcave të armatosura dhe përdorimi i mekanizmave të sofistikuar dhe modernë si dhe dhënia e masave inkurajuese për të çuar përpara këtë lëvizje.
Fjalimi i liderit suprem në takim me komandantët e lartë të forcave të armatosura dhe të përzgjedhurit e festivalit Malek Ashtar është përcaktues i kuadrit dhe vijave të punës sidomos në sektorin e progresit të forcave të punës. Irani në forcimin e kapacitetit mbrojtës të tij nuk merr leje nga askush dhe nuk pranon asnjë lloj kufizimi. Kjo pasi një vend i pavarur në çdo rrethanë që ai ndodhet edhe në rast se në rajon mbizotëron rendi dhe siguria, ai gjithmonë ka nevojë që të ngrejë sa më lartë fuqinë e tij preventuese dhe mbrojtëse. Në këto kushte organet dhe forcat e armatosura të Iranit, në rast nevoje u kanë treguar agresorëve dhe faktorëve destruktivë të rajonit se kanë fuqinë e duhur preventues për tu përballur me kërcënimet.