Fillon java e filmit iranian në Poloni
Në prani të autoriteteve kulturore dhe politike të akredituar në Varshavë të Polonisë, ka nisur punimet java e filmit iranian.
Ramin Mehman’parast, ambasador i Republikës Islamike të Iranit në Poloni ditën e martë mori pjesë në ceremoninë e hapjes së javës së filmit iranian në Varshavë. Ai duke folur mbi marrëdhëniet 50 vjeçare të Iranit dhe Polonisë tha se kinemaja është një mjet i rëndësishëm për prezantimin e kulturës dhe identitetit iranian për popujt e botës dhe popullin polak. Ndërsa Ali’reza Tabesh, drejtori i fondacionit kinematografik Farabi në Iran në fjalën e tij përmendi bashkëpunimin kinematografik të Iranit dhe Polonisë, mes tyre pjesëmarrjen e regjisorëve iranianë në kryesinë e jurive të festivaleve ndërkombëtare dhe shprehu gatishmërinë e fondacionit të tij për të zgjeruar bashkëpunimin me Poloninë në prodhimin e filmave të përbashkët.