Presidenti iranian merr pjesë në samitin e krerëve të OBI rreth Kodsit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i63891-presidenti_iranian_merr_pjesë_në_samitin_e_krerëve_të_obi_rreth_kodsit
Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të martën e javës së ardhshme do të shkojë në Stamboll të Turqisë për të marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të krerëve të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) që do të zhvillohet rreth Kodsit të Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 07, 2017 08:45 Europe/Tirane
  • Presidenti iranian merr pjesë në samitin e krerëve të OBI rreth Kodsit

Z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, të martën e javës së ardhshme do të shkojë në Stamboll të Turqisë për të marrë pjesë në mbledhjen e jashtëzakonshme të krerëve të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) që do të zhvillohet rreth Kodsit të Palestinës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se z. Hasan Ruhani të mërkurën në një bisedë telefonike me Rexhep Taip Erdogan, presidentin e Turqisë, ka biseduar në lidhje me zhvillimet më të fundit në Palestinë sidomos rreth komplotit të ri të Amerikës për shpalljen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist. Z. Ruhani me këtë rast deklaroi: "Republika Islamike e Iranit në përgjigje ndaj propozimit të Erdogan për formimin e një mbledhje të jashtëzakonshme të krerëve të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik në Stamboll, do të marrë pjesë në këtë takim. Organizata për Bashkëpunim Islamik të enjten (sot) ka kërkuar organizimin e një mbledhje urgjente të anëtarëve të OBI në Stamboll e cila do të mbahet më 12 dhe 13 dhjetor për të shqyrtuar pasojat e vendimit të Amerikës për shpalljen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist dhe për marrjen e qëndrimeve të unifikuara të vendeve islame ndaj këtij veprimi ofendues të Donald Trump. OBI gjithashtu ka deklaruar se vendimi i Trump në lidhje me Kodsin është kërcënim jo vetëm për identitetit e myslimanëve, por edhe krishterizmin. Ndërkohë që myslimanët kanë lidhje të përhershme me xhaminë Aksa si prioritet i botës islame dhe OBI ka ftuar Bashkësinë Ndërkombëtare për tu përballur me këtë vendim të papërgjegjshëm. Donald Trump, presidenti i Amerikës, të mërkurën në mbrëmje pavarësisht të gjitha kundërshtimeve rajonale dhe botërore, e ka shpallur Kodsin kryeqytet të regjimit fals izraelit.