Dhjetor 07, 2017 12:49 Europe/Tirane
  • Polo dhe violina tradicionale iraniane regjistrohen në trashëgiminë botërore

"Loja Polo lojtarë hipur mbi kalë e shoqëruar me recitime dhe muzikë" dhe "arti i ndërtimit dhe përdorimi i violinës tradicionale" u regjistruan me emrin e Iranit në takimin e 12-të të komitetit për trashëgimi botërore të UNESCO-s që u zhvillua në Korenë Jugore.

Ali Asghar Muenisan, kryetari i Organizatës për Trashëgimi Kulturore, Artizanale dhe Turizëm të Iranit, në lidhje me këtë deklaroi: "Loja polo dhe arti i ndërtimit dhe përdorimit të violinës tradicionale të enjten në mëngjes u regjistrua në mënyrë të përbashkët me Republikën Islamike të Iranit në takimin komitetit për trashëgimi botërore, pas kryerjes së fazave të shqyrtimit. Loja polo dhe violina tradicionale përmbajnë të gjitha vlerat e caktuara sipas konventës së vitit 2003 si kryevepra botërore dhe përfaqësojnë larminë kulturor të njeriut. Prandaj Irani gjithnjë ka bërë përpjekje të japë kontributin e tij pozitiv në kuadër të kësaj konvente. Loja polo është pjesë e vizionit iranian dhe violina tradicionale është një prej instrumenteve muzikore më të vjetra dhe më të përhapura në rajonin e Lindjes së Mesme dhe sidomos në Iran dhe Republikën e Azerbajxhanit. Trashëgimi kulturore e Iranit përmban një mesazh për botën i cili tregon madhërinë e kulturës iraniane gjatë gjithë historisë",- tha ndër të tjera Ali Asghar Muenisan, kryetari i Organizatës për Trashëgimi Kulturore, Artizanale dhe Turizëm të Iranit.  

Tags