Ministri i jashtëm i Anglisë takohet me presidentin e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i64101-ministri_i_jashtëm_i_anglisë_takohet_me_presidentin_e_iranit
Ministri i punëve të jashtme të Anglisë ka zhvilluar një takim me presidentin e Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 10, 2017 08:34 Europe/Tirane
  • Ministri i jashtëm i Anglisë takohet me presidentin e Iranit

Ministri i punëve të jashtme të Anglisë ka zhvilluar një takim me presidentin e Republikës Islamike të Iranit.

Boris Xhonson i cili të shtunën në krye të një delegacioni politik dhe ekonomik ka arritur në Teheran për të biseduar me autoritetet e Republikës Islamike të Iranit, të dielën (sot) ka zhvilluar një takim edhe me Ali Akbar Salehi, kryetarin e Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, me të cilin ka biseduar në lidhje me çështjet me interes të përbashkët mes të dy vendeve. Boris Xhonson ditën e kaluar pas arritjes në Teheran, ka zhvilluar takime me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit, me Ali Larixhani, kryetarin e Parlamentit Islamik të Iranit dhe me Ali Shamkhni, sekretarin e Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit. Bisedimet rreth marrëdhënieve bilaterale, sidomos në fushën e bashkëpunimeve ekonomike, zgjerimi i bashkëpunimeve tregtare dhe bankare, çështjet rajonale dhe zhvillimet ndërkombëtare kanë qenë ndër temat kryesore të bisedimeve të ministrit të punëve të jashtme të Anglisë me autoritetet e Republikës Islamike të Iranit.