Motahar’nia: Amerika po teston veten e saj në Lindjen e mesme
Një prej ekspertëve të çështjeve ndërkombëtare ka thënë se qeveria amerikane është duke testuar veten e saj lidhur me prirjet e arabëve për bashkëpunim me Amerikën.
Mehdi Motahar’nia në një intervistë për agjencinë irna të lajmeve foli mbi vendimin e presidentit Donald Trump për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kods dhe pasi paralajmëroi për pasojat e këtij veprimi tha: Uashingtoni ka nevojë për një testim për të parë mënyrën e bashkëpunimi të qeverive arabe me qëndrimet e Amerikës dhe Izraelit në rajon dhe për këtë ajo synon të analizojë ndjeshmërinë e botës arabe dhe të vendeve islame në çështjen arabo-izraelite. Amerika me parashtrimin e çështjes për njohjen zyrtare të Kodsit si kryeqytet të Izraelit në realitet analizon reagimet ndaj këtij veprimi dhe të njohë pasojat e influencës së saj të kaluar në rajon dhe më pas përpilon programet e së ardhmes.