Gjeneralmajor Kasem Sulejmani: Irani përkrah lëvizjet e rezistencës palestineze
Gjeneralmajor Kasem Sulejmani, komandanti i Brigadës Kuds të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, ka ripohuar mbështetjen e plotë të Republikës Islamike për lëvizjet e rezistencës palestineze.
Sulejmani e bëri këtë deklaratë në një telefonatë të hënën me komandantët e krahut ushtarak të Hamasit, Brigadat Ezedin Kasam, dhe të lëvizjes së rezistencës islamike Xhihadi Islamik, të cilat kanë mbrojtur Rripin e Gazës kundër agresioneve të Izraelit. Komandanti i lartë i Gardës Revolucionare të RII, gjithashtu i inkurajoi të gjitha lëvizjet e rezistencës në rajon për të rritur gatishmërinë e tyre për të mbrojtur xhaminë al-Aksa dhe Kudsin e shenjtë nga komplotet amerikano-sioniste. Deklaratat e gjeneral Sulejmanit erdhën në mes të tensioneve të larta në territoret e pushtuara të Palestinës pas një vendimi të Presidentit të SHBA Donald Trump për të njohur zyrtarisht Kudsin e pushtuar, si kryeqytetin e Izraelit. Vendimi i Trump nxiti paralajmërime të ashpra ndërkombëtare se do të shkaktonte më shumë kaos në rajonin e Lindjes së Mesme. Protesta masive janë mbajtur në shumë vende gjatë ditëve të fundit kundër SHBA dhe Izraelit.