Vizita e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit sot në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i64221-vizita_e_presidentit_të_republikës_islamike_të_iranit_sot_në_turqi
Hasan Ruhani, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, sot (të martën) udhëtoi për në Turqi për të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) mbi çështjen e Kodsit të shenjtë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 12, 2017 04:45 Europe/Tirane
  • Vizita e Presidentit të Republikës Islamike të Iranit sot në Turqi

Hasan Ruhani, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, sot (të martën) udhëtoi për në Turqi për të marrë pjesë në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) mbi çështjen e Kodsit të shenjtë.

Takimi i jashtëzakonshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik mbi Jerusalemin do të mbahet nesër në Stamboll të Turqisë. Presidenti i SHBA, Donald Trump njoftoi të mërkurën më (6 dhjetor) se Jerusalemi është kryeqyteti i regjimit sionist; një veprim që është dënuar ashpër dhe ka pasur reagime të gjera nga shumë njerëz, krerë të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare. Qyteti i Kodsit dhe xhamia Al Aksa janë kibla e parë myslimanëve dhe ato një pjesë e pandarë e Palestinës dhe konsiderohet si një nga vendet më të rëndësishme të shenjta të Islamit, si dhe ka rëndësi të veçantë për myslimanët.