Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit arrin në Vjenë
Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, sot në krye të një delegacioni arriti në Vjenë të Austrisë për të marrë pjesë në takimin e komisionit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes bërthamore.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se takimi i komisionit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes bërthamore të arritur mes Iranit dhe Grupit 5+1, zhvillohet në Vjenë të Austrisë në nivel të zv/ministrave të punëve të jashtme të vendeve nënshkruese të kësaj marrëveshje. Sejed Abas Erakçi më parë në Teheran ka thënë se temat kryesore të takimit të komisionit të përbashkët për zbatimin e marrëveshjes bërthamore do të përfshinë çështjet atomike dhe zotimet e Iranit, bashkëpunimet që bëhen mes të dy palëve dhe çështjen e heqjes së sanksioneve.