Përpjekjet për mbijetesën e marrëveshjes bërthamore
Sesioni i dhjetë i Komisionit të Përbashkët të Marrëveshjes Bërthamore, i cili i filloi punimet të mërkurën në mëngjes në hotelin Koburg në Vjenë, ka përfunduar sot.
Takimi i Komisionit të Përbashkët të Marrëveshjes Bërthamore, u mbajt në nivel të zv/ministrave të jashtëm të G+1 plus BE dhe Iranit. Zv/ministri i jashtëm i RII z, Abas Erakchi ka zhvilluar takime të ndara me homologët e tij të vendeve anëtare të G 5+1 dhe zv/shefen e politikës së jashtme të BE znj. Helga Shmidt si dhe me drejtorin e përgjithshëm të ANEA z. Jokia Amano. Zëvendësministri i jashtëm i RII tha para fillimit të takimit të 10-të të Komisionit të Përbashkët Marrëveshjes Bërthamore se, një nga çështjet kryesore në takim është hetimi i ndjekjeve penale, vonesat, delikuencat, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara, disa prej të cilave janë korrigjuar me kalimin e kohës, ndërsa disa janë ende duke vazhduar. Ndërkohë, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini ka thënë se rinegocimi i marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 mes Iranit dhe grupit të vendeve të P5 + 1 "thjesht nuk është një opsion". "Nëse ANEA certifikon nëntë herë se angazhimet bërthamore të Iranit në kuadrin e marrëveshjes bërthamore janë përmbushur, kjo do të thotë se marrëveshjapo funksionon plotësisht", theksoi Mogherini. "U deshën 12 vjet negociata jashtëzakonisht të vështira të udhëhequra nga Bashkimi Europian për të arritur këto rezultate. Renegimi i marrëveshjes ose pjesëve të saj thjesht nuk është një opsion". Ajo vazhdoi të theksonte se BE-ja e ka bërë shumë të qartë qëndrimin e saj ndaj Presidentit të SHBA Donald Trump se unioni mbështet plotësisht marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe se ruajtja e marrëveshjes është një interes i përbashkët sigurie për vendet evropiane. "Ne evropianët e kemi bërë shumë të qartë pozicionin tonë. Ruajtja e marrëveshjes është interesi ynë i sigurisë," shtoi Mogherini. Nga ana tjetër, Kongresi amerikan ka kaluar një afat kohor për të vendosur për riimponimin e sanksioneve kundër Iranit, të cilat janë hequr nën marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, ndërsa raportet thonë se ligjvënësit kërkuan që vendimi për çështjen të merret përsëri nga Presidenti Donald Trump. Më 13 tetor, Trump nuk pranoi të vërtetonte se Republika Islamike po përputhej me marrëveshjen, e quajtur zyrtarisht Plani i Përbashkët i Veprimit nën një ligj të brendshëm amerikan dhe e drejtoi administratën e tij "të punonte ngushtë me Kongresin dhe aleatët tanë për të adresuar shumë gabime të marrëveshjes. " Kongresi amerikan kishte afat deri më 12 dhjetor për të vendosur nëse do të rivendosë sanksionet ekonomike ndaj Teheranit. Një sondazh i ri i kryer nga Instituti Brookings me bazë në Uashington, tregoi se 70 për qind e amerikanëve pajtohen se marrëveshja bërthamore është e dobishme për interesat e SHBA, ndërsa 26 për qind nuk pajtohen me këtë marrëveshje.