Forcat detare të Iranit pajisen me avionë të rinj
Forcat detare të gardës revolucionare Sepah, me anë të një ceremonie kanë zbuluar pajisjen e këtyre forcave me avionë dypërdorimësh që fluturojnë në ajër dhe lundrojnë në ujë.
Ceremonia u organizua në prani të gjeneral major Muhamed Xhaafari komandanti i përgjithshëm i gardës revolucionare si dhe shumë funksionarë të lartë të shtetit dhe ato ushtarakë. Në fjalën e tij gjeneral Xhaafari tha se procesi për ngritjen e kapacitetit të forcave detare dhe të forcave të tjera të gardës revolucionare është i vazhdueshëm dhe i pandërprerë. Ndërsa komandat Ali Fadavi komandanti i forcave detare të gardës revolucionare në këtë ceremoni ka thënë se avioni i cili sapo është vënë në dispozicion të forcave detare do të përdoret në misione të ndryshme zbulimi dhe për të kontrolluar manovrat e mjeteve lundruese në det.