Oferta tregtare 60 miliardë dollarësh e Iranit dhe Kinës
Ministri i industrisë, minierave dhe tregtisë së Iranit ka njoftuar për caktimin e objektivit në bashkëpunimin ekonomik mes Iranit dhe Kinës për arritjen e nivelit 60 miliardë dollarë.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se Muhamed Shariatmadari, ministri i industrisë, minierave dhe tregtisë së Iranit në takimin e zhvilluar me Wang Yahng, kryetarin e dhomës tregtare për sektorin privat të Kinës, deklaroi se iranianët nuk harrojnë bashkëpunimin e kinezëve në periudhën e vështirë të sanksioneve para marrëveshjes bërthamore, prandaj formimi i kompanive të përbashkëta dhe shfrytëzimi i potencialeve tregtare, prodhuese dhe ekonomike të Iranit në rajon, është një prej politikave të rëndësishme të Iranit. Për realizimin e objektivave të nevojshme në infrastrukturë si lehtësimin e marrëdhënieve bankare mes të dy vendeve, është prioritet i rëndësishëm i qeverisë iraniane. Ndërkohë kryetari i dhomës tregtare të sektorit privat të Kinës në këtë takim gjithashtu bëri të ditur formimin e një grupi punues të përbashkët për vazhdimin e negociatave dhe për zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes të dy vendeve.