Gjeneral Xhazairi: Nikki Haley nuk ka dijeni të mjaftueshme mbi çështjet ushtarake
Zëdhënësi i Forcave të Armatosura të RII, gjeneral Masud Xhazairi, tha sot se përfaqësuesja e SHBA në Kombet e Bashkuara Nikki Haley nuk ka dijeni për çështjet ushtarake.
Në përgjigje të pohimeve të fundit të bëra nga përfaqësuesja e përhershme e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ai tha se përfaqësuesja amerikane nuk ka njohuri mbi aftësitë mbrojtëse të Iranit dhe Jemenit dhe ka mungesa rrënjësore në njohuritë mbi çështjet ushtarake dhe mbrojtëse. “Nikki Haley ka pohuar se raketat e nisura nga Jemeni në Riad janë prodhuar nga Irani”, deklaroi gjeneral Xhazairi duke shtuar: “Pretendimet e Nikki Haley i kanë rrënjët në mungesën e njohurive mbi çështjet ushtarake dhe të armatimeve”. "Nëse amerikanët do ishin të vetëdijshëm për teknologjinë e lartë të Jemenit në prodhimin e raketave, ata kurrë nuk do kishin hedhur pretendime të tilla qesharake," tha zëdhënësi i Forcave të Armatosura të RII . "Amerika është e dëshpëruar për të krijuar një qëndrim të unifikuar kundër Republikës Islamike të Iranit dhe Boshtit Rezistencës", tha ai duke shtuar: “E vetmja mënyrë që mund të ndihmojë SHBA-të të gjejnë një rrugë për të dalë nga këto probleme është të ndryshojë qëndrimin e saj dhe të shmangë nxitjen e luftës dhe veprimet kriminale në të gjithë globin”.