Reagimi i Gardës Revolucionare të Iranit ndaj pretendimit anti-iranian të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i64649-reagimi_i_gardës_revolucionare_të_iranit_ndaj_pretendimit_anti_iranian_të_amerikës
Zëdhënësi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit ka reaguar ndaj pretendimeve të pabaza të përfaqësueses së Amerikës në OKB kundër Iranit dhe ka theksuar se të gjithë e dinë se pajisjet raketare duke filluar nga ish-Bashkimi Sovjetik e deri te Koreja Veriore dhe Amerika e vendet perëndimore kanë qenë në vendet e rajonit të Lindjes së Mesme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 17, 2017 11:07 Europe/Tirane
  • Reagimi i Gardës Revolucionare të Iranit ndaj pretendimit anti-iranian të Amerikës

Zëdhënësi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit ka reaguar ndaj pretendimeve të pabaza të përfaqësueses së Amerikës në OKB kundër Iranit dhe ka theksuar se të gjithë e dinë se pajisjet raketare duke filluar nga ish-Bashkimi Sovjetik e deri te Koreja Veriore dhe Amerika e vendet perëndimore kanë qenë në vendet e rajonit të Lindjes së Mesme.

Gjeneral Ramazan Sharif të dielën në një takim me drejtuesit dhe aktivistët e mediave në provincën Golestan në veri të Iranit, deklaroi se në kohën kur Arabia Saudite rreth tre viteve më par ka filluar agresionin ushtarak dhe bombardimet kundër Jemenit dhe të gjitha armët saudite janë prodhim amerikan dhe evropian, mirëpo përfaqësuesja e Amerikës në OKB duke treguar një gyp të hekurit, pretendon se mbi atë ekzistojnë gjurmët e gishtërinjve të iranianëve!  Perëndimorët e sidomos amerikanët gjithmonë disfatën e tyre mundohen ta mbulojnë duke krijuara skandale nëpërmjet mediave dhe që nga 10 vite më parë e deri më tani, Arabia Saudite, Amerika dhe sionistët çdo herë kur kanë filluar ndonjë komplot në rajon, kanë dështuar.