Larixhani: Regjimi sionist mundohet ta fusë rajonin në trazira
Kryetari i Parlamentit Islamike duke theksuar se regjimi sionist po mundohet ta fusë rajonin e Lindjes së Mesme në trazira politike, deklaroi se vendet islame me unitetin e tyre dhe do ta pengojnë këtë komplot.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se z. Ali Larixhani ditën e hënë në takimin urgjent të komitetit për Palestinës në Unionin Ndërparlamentar të Vendeve Islame, deklaroi se ky komitet ka përgjegjësi të rëndësishme në rrethanat aktuale, prandaj me formimin e këtij komiteti dhe me vendimmarrjen e drejtë, do të mbështesim Palestinën". Z. Larixhani vuri në dukje se amerikanët dhe regjimi sionist po mundohen të krijojnë trazira politike në vendet islame për të çuar përpara objektivat e tyre dhe deklaroi: "Këto komplote nuk kanë qenë të suksesshme në të gjitha vendet dhe disa vende kanë arritur t'i neutralizojnë ato". Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit ka theksuar se çështja e Palestinës nuk përfundon vetëm me transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kodsin e shenjtë dhe nëse regjimi sionist do të kalojë këtë fazë, me siguri se do të krijojë aventura të tjera. "Fati i Palestinës është i lidhur me të gjitha vendet e rajonit dhe të gjitha vendet islame në mënyrë reale duhet të përballen me regjimin sionist",- shtoi ndër të tjera z. Ali Larixhanit.