Irani dënon veton amerikane kundër Kodsit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i64765-irani_dënon_veton_amerikane_kundër_kodsit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar veton e vendosur nga Amerika kundër rezolutës së propozuar nga Egjipti në KS të OKB kundër Kodsit. Ministria e jashtme e Republikës Islamike të Iranit, përdorimin e vetos nga ana e Amerikës kundër rezolutës për Kodsin, e ka quajtur veprim kundër paqes dhe sigurisë kombëtare dhe shkelje e të drejtave të popullit palestinez.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 19, 2017 04:39 Europe/Tirane
  • Irani dënon veton amerikane kundër Kodsit

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka dënuar veton e vendosur nga Amerika kundër rezolutës së propozuar nga Egjipti në KS të OKB kundër Kodsit. Ministria e jashtme e Republikës Islamike të Iranit, përdorimin e vetos nga ana e Amerikës kundër rezolutës për Kodsin, e ka quajtur veprim kundër paqes dhe sigurisë kombëtare dhe shkelje e të drejtave të popullit palestinez.

Behram Kasemi, tha se Amerika me veton e saj ka vërtetuar se nuk dëshiron një zgjidhje konstruktive por një zgjidhje duke shkelur të drejtat e ligjshme të palestinezëve. Në rezolutën e propozuar nga Egjipti në mbështetje të Kodsit është kërkuar që çdo vendim apo veprim që ka për qëllim ndryshimin e identitetit, statusit dhe demografinë e Kodsit, nuk ka efekt juridik dhe duhet anuluar sipas rezolutave të OKB. Kjo rezolutë gjithashtu u kërkon vendeve të tjera të botës që në bazë të rezolutës 478 të KS të OKB, të gjitha vendet e tjera të heqin dorë nga formimi i përfaqësive diplomatike dhe konsullore në Kods dhe t’u përmbahen rezolutave të KS të OKB në këtë rast. Presidenti i Amerikës ditën e mërkurë me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Kongresi amerikan më 23 tetor të vitit 1995 ka miratuar planin për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Shumë qeveri amerikane deri më sot për shkak të presionit publik nuk kanë zbatuar këtë vendim të kongresit. Iniciativa e Trump në këtë fushë tregon përkushtimin e madh të tij ndaj regjimit të Izraelit dhe krimeve të vazhdueshme të këtij regjimi. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967.