Ruhani: Gabimi i Trump ka bashkuar më shumë myslimanët
Gabimi që presidenti Amerikan Donald Trump bëri me njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist, i ka bashkuar myslimanët akoma më shumë dhe i ka bërë ata më të përkushtuar në çështjen e Kodsit dhe të Palestinës.
Kështu deklaroi Hasan Ruhani, president i Republikës Islamike të Iranit. Gjatë takimit që pati me anëtarët e këshillit të lartë të revolucionit kulturor të Iranit, presidenti Ruhani tha se veprimi i Trump u bë shkak që çështja e Kodsit e cila deri dje është konsideruar si një çështje e dytë të rajonit të kalojë në prioritetin kryesor të botës islame. Sot jemi dëshmitarë të një intifade të re të popullit palestinez kundër regjimit sionist, tha në fjalën e tij presidenti Ruhani. Presidenti i Amerikës ditën e mërkurë me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti Amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës Amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Kongresi Amerikan më 23 tetor të vitit 1995 ka miratuar planin për transferimin e ambasadës Amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Shumë qeveri Amerikane deri më sot për shkak të presionit publik nuk kanë zbatuar këtë vendim të kongresit. Iniciativa e Trump në këtë fushë tregon përkushtimin e madh të tij ndaj regjimit të Izraelit dhe krimeve të vazhdueshme të këtij regjimi. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967.