Irani proteston në KS të OKB kundër Amerikës
Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka bërë të ditur protestën dhe ankesën e Iranit në KS të OKB kundër akuzave të reja të Amerikës.
Z. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit i cili po qëndron për një vizitë në Baku të Azerbajxhanit për të marrë pjesë në takimin trepalësh të ministrave të punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Republikës së Azerbajxhanit dhe të Turqisë, theksoi: "Çështja e akuzave të pabaza të Amerikës kundër Iranit do të ndiqet nëpërmjet Këshillit të Sigurimit të OKB. Veprimet provokuese të Amerikës me paraqitjen e akuzave kundër Iranit, në realitet janë bërë për të mbuluar mbështetjen e Uashingtonit ndaj agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër popullit të pafajshëm të Jemenit. Amerika me paraqitjen e akuzave kundër Iranit, po mundohet të mbulojë edhe veprimet e tjera të rrezikshme të Shtëpisë së Bardhë në rajonin e Lindjes së Mesme duke përfshirë edhe vendimin e Trump kundër Kodsit të shenjtë". Ministri i punëve të jashtme të Iranit në lidhje me takimin e fundit të pesë vendeve rreth Detit Kaspik që u zhvillua në Moskë, deklaroi: "Në këtë takim janë shtruar për shqyrtim shumë çështje, mirëpo çështjet në lidhje me mosmarrëveshjet në fushën e bashkëpunimit, janë lënë për takimin e ardhshëm".